Kohët e fundit shumë njerëz po diskutojnë për rënien e interesit ndaj komedive romantike, me argumentin se filmat e rinj nuk krahasohen dot me klasiket e dikurshme. Kjo tendencë është vërejtur kryesisht pas viteve ‘90. Megjithatë, fansat e këtij zhanri vazhdojnë të kërkojnë filma me batuta të zgjuara, takime të papritura dhe, sigurisht, një fund të lumtur.
Platformat e transmetimit online kanë kuptuar se komeditë romantike nuk kanë dalë nga moda – përkundrazi, po përpiqen t’i rikthejnë fuqishëm në qendër të vëmendjes duke shtuar gjithnjë e më shumë të tilla në katalogët e tyre. Kohët e fundit, janë shfaqur edhe disa përpjekje të dukshme për të rikrijuar atmosferën e “ditëve të arta” të këtij zhanri.
Le të hedhim një sy tek disa prej filmave që kanë mbetur në kujtesën kolektive si përfaqësuesit më të dashur të komedisë romantike:
“Kushdo përveç teje” (Anyone But You)
Një nga komeditë romantike më të reja dhe më të suksesshme të vitit 2023. Me aktorët Sydney Sweeney dhe Glen Powell, kimia e të cilëve në ekran është e pamohueshme, filmi bazohet në komedinë e Shekspirit “Much Ado About Nothing”. Ky film grumbulloi mbi 220 milionë dollarë në mbarë botën – dhe ndoshta thashethemet për një romancë reale mes aktorëve ndihmuan në këtë sukses.
View this post on Instagram
“Si të humbasësh një djalë në 10 ditë” (How to Lose a Guy in 10 Days)
Një klasik i padiskutueshëm i komedisë romantike. Kate Hudson dhe Matthew McConaughey interpretojnë dy personazhe me kimi të jashtëzakonshme, edhe pse historia e tyre e dashurisë është “e dënuar” që nga fillimi. Filmi ndërthur humorin me dashurinë dhe ka është një ndër më të preferuarit e këtij zhanri.
View this post on Instagram
“Poshtë Dashuria” (Down with Love)
Ky film i vitit 2003, me Renée Zellweger dhe Ewan McGregor, nuk u prit mirë në fillim, por është një homazh i zgjuar dhe me tone proto-feministe ndaj komedive romantike të viteve ‘60. Personazhet janë të angazhuar në një betejë të zgjuar gjinore, ku dashuria del si “fitimtare” e papritur.
View this post on Instagram
“Dasma e shokut tim më të mirë” (My Best Friend’s Wedding)
Julia Roberts shkëlqen në këtë komedi mbi xhelozinë dhe miqësinë. Filmi përfshin një ndër personazhet më të rëndësishëm në historinë e komedive romantike, të luajtur nga Rupert Everett. Një histori që tregon se ndonjëherë miqësia ka po aq – në mos më shumë – vlerë se romanca.
View this post on Instagram
“Kur Harry takoi Sally-n” (When Harry Met Sally)
Një gur themeli i komedisë romantike moderne, që bëri Nora Ephron të njohur dhe e kthehu Meg Ryan në një ndër aktoret e preferuara. Filmi ngre pyetjen e përjetshme: A mund të jenë burrat dhe gratë thjesht miq?
View this post on Instagram
“Të ka ardhur posta posta” (You’ve Got Mail)
Një tjetër sukses i Nora Ephron, që solli romancën në epokën e internetit. Me Tom Hanks dhe Meg Ryan, filmi portretizon dashurinë që lind përmes email-eve dhe normalizon emocionin e flirtit virtual – shumë përpara kohës së aplikacioneve për takime.
View this post on Instagram
“E Painformuar” (Clueless)
Një ndër komeditë më të dashura për adoleshentët, e cila megjithatë është përqafuar nga të gjitha grupmoshat. Një homazh ndaj kulturës së viteve ‘90 dhe adoleshencës, por edhe një portretizim i zgjuar i një epoke që tani duket e largët.
View this post on Instagram
“10 Gjëra që i urrej tek ti” (10 Things I Hate About You)
Një tjetër perlë e viteve ’90, që qëndron mes komedisë romantike dhe filmit për adoleshentë. Julia Stiles dhe Heath Ledger shkëlqejnë në këtë adaptim modern të një tjetër komedie të Shekspirit (The Taming of the Shrew), duke emocionuar të rinj e të rritur njësoj.
View this post on Instagram
Burimi: Marie Claire