Imagjino një turist që ndodhet në dyqanin tënd dhe të pyet: “A mund të paguaj me kartë?” Ti heziton pak, skuqesh dhe i thua jo, pranojmë vetëm cash. Pastaj fillon historia e zakonshme – “ prit se ne pranojm ë euro”, “ja sa të bëj llogaritë”, “a të ta jap kusurin në lekë”, dhe në fund, mund të humbësh edhe klientin sepse nuk i pëlqeu kursi i këmbimit.
Kjo mund të ndodhë edhe me klientët shqiptarë pasi gjithnjë e më shumë persona po përdorin kartat bankare. Nëse klienti një ditë nuk ka para me vete, por të tregon kartën e bankës dhe ti nuk ke një terminal POS, atëherë humbe një klient. Lëre pastaj stresin e fund-ditës: mblidh paratë, numëroji, bëj llogaritë, etj, etj. Ata që menaxhojnë financat e një biznesi të vogël e dinë shumë mirë sa shumë kohë, energji dhe durim të merr çdo faturë e çdo shpenzim që duhet regjistruar me dorë. E lodhshme? Pak të thuash.
Por ja ku vjen LAJMI I MIRË!
Tashmë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri kanë mundësinë të rrisin dhe modernizojnë biznesin, dhe në të njëjtën kohë të tërheqin klientë të rinj. Mundësia ka një emër, quhet POSÍ! Është pikërisht ajo që po mendoje POSÍ do të thotë “po patjetër”, mund të paguash me kartë; “po patjetër” mund të modernizosh biznesin dhe të shtosh klientë të rinj.
POSÍ është një program i Mastercard dhe ofron deri në 4,750 terminale POS falas për bizneset shqiptare deri në prill të vitit tjetër. Duke nisur nga 1 maji, bizneset që kualifikohen për këtë mundësi mund të aplikojnë për të marrë një terminal POS pa pagesë, pa tarifa fikse dhe pa komisione për një volum të caktuar transaksionesh. Dhe kjo nuk është e gjitha – duke pranuar pagesa me kartë përfiton benefite të tjera:
S’ke më nevojë të mbash sasi të mëdha parash cash, pra më shumë siguri
Regjistrimi i të ardhurave në kontabilitet – POS-i i bën për ty
Dhe më e bukura: paratë kalojnë direkt në llogarinë tënde bankare
Sërish i/e pasigurt? Një studim i qendrës kërkimore të Mastercard me më shumë se 1,000 biznese të vogla dhe të mesme tregoi se 82% e atyre që përdorin POS presin rritje të biznesit gjatë vitit në vijim.
Çfarë po pret ende? Mos humb mundësinë për t’iu bashkuar ekonomisë digjitale, për të rritur shitjet dhe për të qenë në hap me pritshmëritë e klientëve në vitit 2025. Ti mund të aplikosh direkt në bankat pjesëmarrëse. Për më shumë info rreth programit POSÍ, vizito Mastercard.com/POSI . Kështu, herën tjetër që dikush do të pyesë: “Mund të paguaj me kartë?”
Ti do buzëqeshësh dhe do i thuash: POSÍ!