Celebrity

Whoopi Goldberg zbulon pse nuk ka veshur reçipeta për 50 vjet

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2025

Whoopi Goldberg zbulon pse nuk ka veshur reçipeta për 50 vjet

Whoopi Goldberg ka zbuluar “sekretin” e saj sa i përket reçipetave gjatë një episodi të fundit të emisionit “Hot Topics” në kuadër të “The View”, që ajo e bashkëprezanton me Joy Behar, Sunny Hostin, Sara Haines, Ana Navarro dhe Alyssa Farah Griffin.

Gjithçka nisi me një shaka të Behar, e cila tha:

 “Ajo i ka çliruar [duke iu referuar gjoksit të saj] që shumë kohë më parë.”

Goldberg reagoi duke treguar se nuk mban reçipeta prej 50 vitesh:

“Unë nuk vesh reçipeta. Nuk kam veshur për 50 vjet. Janë shumë të pakëndshme dhe nuk më shqetëson fare nëse gjoksi prek dyshemenë!”

Goldberg, e njohur për rolin në filmin “Sister Act”, është pjesë e panelit të “The View” që nga viti 2007, kur zëvendësoi Rosie O’Donnell.

Whoopi Goldberg zbulon pse nuk ka veshur reçipeta për 50 vjet

Së fundmi, ajo tërhoqi vëmendjen në Met Gala 2025 me një paraqitje elegante, ku kishte veshur një fustan të krijuar nga Thom Browne dhe një kapele. Veshja përfshinte 350,000 xixa të bardha dhe, sipas revistës “People”, realizimi i saj kërkoi mbi 7,700 orë punë.

Artikuj të sugjeruar: