Celebrity Style

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy “kampe”

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2025

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Melania Trump shpesh përdor veshjen dhe grimin si një formë eksperimentimi dhe vetëshprehjeje. Zonja e Parë e SHBA-së ka krijuar disa paraqitje ikonike që e kanë dalluar stilin e saj, përfshirë veshjen e inaugurimit presidencial të bashkëshortit të saj, Donald Trump, të vitit 2025. Por ashtu si veshjet, edhe grimi i Melania-s ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke reflektuar transformimin e saj gjatë viteve.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Në daljet e saj më të fundit publike, ajo zgjedh pamje më të guximshme. Megjithatë, kur sapo kishte nisur të bëhej figurë publike, Melania preferonte versione më natyrale të grimit.

Grimi natyral i viteve të hershme

Gjatë një paraqitjeje në vitin 1999 në Monako, Melania u shfaq me një fustan elegant dhe një grim shumë të lehtë.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Në vitin 2000, gjatë një eventi për Ditën e Nënës në Mar-a-Lago, ajo u shfaq me një pamje “sun-kissed”, duke u dukur e freskët dhe rinore. Makeup-i i saj përfshinte buzë me një nuancë natyrale dhe një grim të lehtë që theksonte formën natyrale të syve, një pamje perfekte për një ditë vere.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Nga natyrale në glam

Një tjetër paraqitje e paharrueshme ishte në eventin “Woman of the Year Luncheon” në New York. Këtë herë, Melania kishte zgjedhur një bazë perfekte, vetulla të konturuara lehtë dhe një buzë në nuancë rozë të zbehtë. Sytë e saj blu binin në sy falë një vijëzimi delikat lapsi dhe pak rimel, një shembull i pastër i grimit minimalist me efekt maksimal.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Ndërkohë, në të tjera dalje ajo është shfaqur me atë që i referohemi si grim i rënduar.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Rikthimi te grimi klasik

Në një event të mbajtur në prill 2002 për fëmijët e infektuar me HIV/AIDS, Melania u shfaq me një topuz të çrregullt dhe një grim më të thjeshtë se zakonisht. Dukej se ishte kthyer te stili i saj i hershëm: buzë rozë, shumë pak ton për sytë dhe peneli klasik.

Grimi i saj kishte një bazë të njëtrajtshme dhe të përsosur, një pamje që sot do të përshkruhej si “soft glam”.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Ndër vite, Melania Trump ka kaluar nga grimi natyral e i viteve ’90 në një stil më të rafinuar dhe glamuroz, duke treguar që eleganca vjen në shumë forma, nga minimalja tek maksimalja.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Ndarja në dy “kampe”

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Por, këto ndryshime ndër vite nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga njerëzit, të cilët duket se janë ndarë në 2 kampe, në komentet e tyre në rrjete sociale.

Një pjesë mendojnë se grimi glamuroz i përshtatet më së miri stilit të saj, veshjeve që gjithmonë “rrëmbejnë” vëmendjen, apo edhe eventeve, ku Melania merr pjesë.

Nga ana tjetër, disa mendojnë se ajo nuk ka nevojë për aq shumë grim, i cili padashur mund të bëjë që tiparet e saj të mos duken aq bukur. Sipas komentuesve, grimi natyral i përshtatet më së mirë portretit të Melania-s dhe e bën të duket shumë më të re.

Poll