Celebrity

Beteja ligjore: Blake Lively tërheq disa akuza ndaj Justin Baldoni-t

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2025

Beteja ligjore: Blake Lively tërheq disa akuza ndaj Justin Baldoni-t

Blake Lively ka vendosur të tërheqë disa nga akuzat e saj kundër aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni, sipas dokumenteve të fundit gjyqësore.

Në vrazhdën e betejës ligjore midis tyre, që lindi nga konflikte të krijuara gjatë xhirimeve të filmit “It Ends with Us”, Lively kërkoi më 2 qershor që të tërheqë akuzat për shkaktim të dëmit emocional.

Avokati i Baldoni-t, Kevin Fritz, më herët i paraqi një letër trupës gjykuese, ku kërkonte që dëmi emocionial i Lively-t të vlerësohej nga specialistët, ku ajo ka kërkuar ndihmë gjatë kësaj kohe dhe pretendimet të dokumentoheshin përmes terapive psikologjike që aktorja ka ndjekur. Por, në vend që të bashkëpunonte, Lively ka zgjedhur të tërhiqet.

Ky veprim sipas avokatëve të regjisorit tregon se ajo nuk dëshiron të zbulojë informacione dhe dokumente që mund të hedhin poshtë këto pretendime.

Beteja ligjore: Blake Lively tërheq disa akuza ndaj Justin Baldoni-t

Nga ana tjetër, avokatët e Lively-t, Esra Hudson dhe Mike Gottlieb, reaguan përmes një deklarate për revistën People, ku thanë:

“Sërish, pala tjetër po përdor një hap rutinë të procesit ligjor si truk për të krijuar bujë në media. Ne po bëjmë atë që bëjnë avokatët: po përgatitemi për gjyq duke e fokusuar dhe përqendruar çështjen. Ata po bëjnë atë që dinë të bëjnë: të kërkojnë dëshpërimisht vëmendje mediatike.”

Padia e Lively përfshin gjithashtu akuzat për ngacmim seksual dhe dëmtim imazhi.

Beteja ligjore: Blake Lively tërheq disa akuza ndaj Justin Baldoni-t

Konflikti midis dy aktorëve nisi në dhjetor të vitit të kaluar, kur Lively paditi Baldoni-n për ngacmim seksual dhe fushatë shpifëse me qëllim denigrimin e imazhit të saj. Baldoni i ka mohuar akuzat dhe në janar 2025 ngriti padi kundër Lively-t, bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds dhe ekipit të tyre të PR-it, duke i akuzuar për shantazh, shpifje dhe akuza të tjera.

Në dokumentet fillestare, Lively pretendoi se sjellja e Baldoni-t gjatë dhe pas xhirimeve rëndoi emocionalisht, jo vetëm ndaj atë, por edhe bashkëshortin dhe katër fëmijëve e saj.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi:People