Kreu i NATO-s: “Nëse nuk rrisni mbrojtjen, duhet të mësoni rusisht”
SHBA ka shtyrë aleatët e NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, duke theksuar se pret të shohë "progres të besueshëm" menjëherë, sipas Ambasadorit të SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker.
Nga ana tjetër, Mark Rutte ripërsëriti paralajmërimet e fundit të NATO-s që Rusia mund të sulmojë territorin e saj vitet e ardhshme.
“Nëse nuk veprojmë tani, tri vitet e ardhshme do të jemi mirë, por duhet të nisim tani, sepse përndryshe, pas tre, katër ose pesë vitesh, do të jemi në rrezik të vërtetë," tha ai, duke shtuar: "E kam seriozisht këtë. Atëherë do t’ju duhet të shkoni në kurs për të mësuar gjuhën ruse, ose të shkoni në Zelandën e Re."
Dhjetëra mijëra njerëz mblidhen në Romë në një demonstratë kundër luftës në Gaza
Një marshim i organizuar në Romë nga forcat e opozitës në Itali nisi nga Piazza Vittorio Emanuele II dhe përfundoi përpara bazilikës së San Giovanni in Laterano.
Mijëra njerëz, sipas organizatorëve, morën pjesë në marshim duke valvitur flamuj të Palestinës, si dhe pankarta kundër luftës. Po ashtu, mund të shiheshin disa flamuj të Izraelit, si një mesazh paqeje.
Një pankartë që lexonte "Ndaloni masakrën!" hapi protestën, në të cilën erdhën grupe njerëzish nga e gjithë Italia. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dhjetë mijë njerëz u mblodhën nëpër rrugët e Romës, ndërsa mijëra të tjerë ishin në sheshin ku përfundoi tubimi.
Polonia dhe Portugalia zhvillojnë paradat e krenarisë
Polonia dhe Portugalia mbajtën paradat e krenarisë këtë fundjavë.
Muaji qershor është shpallur si muaji i krenarisë në mbarë botën, ku festivale, demonstrata, parata dhe ngjarje të tjera i kushtohen çështjeve LGBTQ+.
Në Poloni, paradat e krenarisë u mbajtën në qytetet Gda?sk dhe Ëroc?aë, vetëm një javë pas zgjedhjes së Karol Naërocki-t, një konservator-kombëtarist, i mbështetur nga Partia e Ligjit dhe Drejtësisë.
Trump paralajmëron Musk: Do përballesh me pasoja serioze nëse mbështet kandidatët demokratë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të shtunën bëri të qartë se nuk ishte i interesuar për të riparuar marrëdhënien me ish-bashkëpunëtorin dhe aleatin e tij të fushatës Elon Musk, duke paralajmëruar se ky i fundit mund të përballet me "pasoja serioze" nëse ai vendos të mbështesë opozitën.
Në një intervistë me NBC, Trump tha se nuk kishte asnjë qëllim për të riparuar marrëdhënien me Musk. Kur u pyet nëse mendonte se marrëdhënia e tij me super-billonerin e Tesla dhe SpaceX kishte mbaruar, Trump u përgjigj: "Them se po, po."
"Jam shumë i zënë me gjëra të tjera," tha Trump. "Nuk kam asnjë qëllim të flas me të."
Presidenti i SHBA-së gjithashtu lëshoi një paralajmërim mes thashethemeve se Musk mund të mbështeste ligjvënësit dhe kandidatët demokratë në zgjedhjet e mesëm të vitit 2026, duke thënë se ai do përballej me pasoja të rënda.