Celebrity

Ky detaj sapo zbuloi se Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të jenë martuar!

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2025

Ky detaj sapo zbuloi se Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të jenë
Getty Images

Shoku i Travis Kelce mund të ketë zbuluar aksidentalisht se ai dhe Taylor Swift janë martuar fshehurazi. Në një foto të publikuar nga lista e të ftuarve në dasmën e miqve të tyre të përbashkët, emrat e Taylor dhe Travis i bashkonte i njëjti mbiemër, që është ai i këtij të fundit, Kelce.

Letra "Taylor dhe Travis Kelce" me një kaligrafi elegante, udhëzonte çiftin për t'u ulur drejt "Tavolinës 13".

Ky detaj sapo zbuloi se Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të jenë

Zbulimi i letrës i çoi disa fansa të çmendeshin mbi mundësinë që Taylor Swift t'i ketë thënë tashmë "Po" ndonjë propozimi të ëmbël të Travis Kelce-t.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të bindur se kjo mund të jetë e vërtetë.

“Kjo është shumë e zakonshme për çiftet (të martuar dhe të pamartuar) për dasma. Është thjesht për estetikë”, shkroi një person.

"Unë dhe i dashuri im e bëjmë këtë edhe me dhuratat dhe gjëra të tjera, edhe pse nuk jemi të martuar, është thjesht për estetikë", ndërhyri një i tretë.

Ky detaj sapo zbuloi se Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të jenë
GC Images

Spekulimet për martesë vijnë dy javë pasi një burim tha për Daily Mail se fejesa mes të dyve është në horizont.

“Sapo Travis të mbarojë së luajturi [futboll], biseda do të jetë në qendër të vëmendjes”, tha një burim i brendshëm për Daily Mail në muajin maj.

“Të gjithë po presin që Travis t’i kërkojë dorën prindërve të saj, prindërit sigurisht do të thonë ‘po’, pasi mezi presin që ata të fejohen”, vazhduan ata.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Page Six