Instagramming

Selvija flet për herë të parë pas ndarjes nga Shpat Kasapi dhe tregon vendimin që ka marrë

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2025

Selvija flet për herë të parë pas ndarjes nga Shpat Kasapi

Selvije Jao, ka folur për herë të parë pas aludimeve për ndarje nga Shpat Kasapi, duke i konfirmuar ato tërthorazi. Në një story në Instagramin e saj, ajo ka treguar se ka marrë vendimin për t'u larguar përfundimisht nga Tirana, ku kishte krijuar familjen e saj me Shpatin prej disa vitesh:

Selvija flet për herë të parë pas ndarjes nga Shpat Kasapi

Duke shprehur keqardhje për largimin e saj, Selvija konfirmoi kështu se ajo dhe Shpati kanë ndarë përfundimisht rrugët e tyre.

Selvija flet për herë të parë pas ndarjes nga Shpat Kasapi

Dyshja u martuan në privatësi gjatë vitit 2021 dhe janë prindër të një djali 3-vjeçar, të quajtur Roel. Siç tregoi dhe Selvija, me siguri ajo po largohet së bashku me djalin e saj prej Tiranës.

Shpat Kasapi deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë publike rreth ndarjes, por dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe Selvija gjithashtu ndryshoi mbiemrin e saj nga Kasapi në Jao, në kohën kur u përfol për ndarje mes tyre.