Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sulm tragjik në një shkollë në Graz, Austri: 10 të vdekur

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qindra persona morën pjesë në një meshë përkujtimore në Katedralen e Graz-it pas një sulmi tragjik me armë zjarri në një shkollë të qytetit, ku një ish-nxënës vrau 10 persona dhe plagosi shumë të tjerë, përpara se të vetëvritej, njoftuan autoritetet.

Policia bëri të ditur se autori, 21 vjeç, nuk kishte precedentë penalë dhe përdori dy armë të cilat besohet se i zotëronte ligjërisht. Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Në meshë morën pjesë kancelari austriak Christian Stocker, zëvendëskancelari, Andreas Babler dhe ministrja e Jashtme, Beate Meinl-Reisinger.

Izraeli dëbon Greta Thunberg pas përpjekjes për të hyrë në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, u dëbua nga Izraeli të martën, një ditë pasi ushtria izraelite sekuestroi anijen ku ajo ndodhej, e cila ishte nisur drejt Gazës.

Pas mbërritjes në Paris, në rrugën e kthimit drejt Suedisë, Thunberg bëri thirrje për lirimin e aktivistëve të tjerë që ndodheshin në bordin e flotiljes “Madleen”. Ajo përshkroi situatën gjatë ndalimit si “mjaft kaotike dhe tw pasigurt”.

“Kushtet që përjetuam nuk krahasohen me vuajtjet që përballen njerëzit në Palestinë, veçanërisht në Gaza,” tha ajo.

Udhëtimi ishte pjesë e një proteste kundër kufizimeve izraelite për ndihmat humanitare në Gaza.

Ukrainë-Rusi: Shkëmbehen të burgosur lufte me gjendje të rënduar shëndetësore

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një grup i dytë i të burgosurve të luftës ukrainas dhe rusë u kthyen në atdhe të martën, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në bisedimet direkte në Stamboll më 2 qershor.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, shkëmbimi përfshiu ushtarë të moshës 18-25 vjeç, me fokus tek ata me plagë apo sëmundje të rënda. Numri i saktë i të shkëmbyerve nuk u bë i ditur.

Në mesin e tyre kishte edhe ushtarë të kapur që prej më shumë se tre vitesh gjatë betejës së Mariupol-it. Sipas autoriteteve ukrainase, të gjithë të kthyerit kishin dëmtime serioze, përfshirë gjymtime dhe probleme me shikimin.

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të martën se Franca do të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, nëse nuk arrihet një marrëveshje në nivel europian brenda disa muajsh.

“Duhet t’i ndalojmë rrjetet sociale për ata nën 15 vjeç,” tha Macron, pas një incidenti, ku një nxënës 14-vjeçar goditi për vdekje një anëtar të stafit shkollor gjatë një kontrolli rutinë çantash në një shkollë të mesme në Nogent.