Celebrity

Kanye West ndryshon identitet dhe zgjedh një emër disi të çuditshëm

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2025

Kanye West ndryshon identitet dhe zgjedh një emër disi të

Pas ndryshimit ligjor të emrit në "Ye" në vitin 2021, Kanye West duket se ka vendosur ta ndryshojë sërish identitetin e tij. Sipas një raportimi të The U.S. Sun më 9 qershor, drejtori financiar i West-it, Hussain Lalani, ka dorëzuar dokumente të reja biznesi në Kaliforni me emrin “Ye Ye”.

Dokumentet e reja përfshijnë kompanitë Yeezy Apparel, Yeezy Record Label LLC dhe Getting Out Our Dreams Inc, të gjitha tani të regjistruara me emrin e ri. Më parë, dokumentacioni zyrtar e përmendte emrin e tij si “Ye West”.

Ende nuk është e qartë nëse reperi i njohur me pseudonimin “Donda”, tashmë 48 vjeç, e ka ndryshuar edhe ligjërisht emrin në “Ye Ye”, pasi nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë.

Ndërkohë, në rrjetin social X, fansat kanë reaguar me habi e ironi.

“Ndaje mendjen një here të vetme!” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Nga Mr. West, në Ye… tani Ye Ye?”.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Bianca Censori, ka tërhequr vëmendje për veshjet e saj ekstravagante, përfshirë një paraqitje me bluzë transparente dhe pa pantallona.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bianca Censori (@biancacensori)

Sakaq, edhe Censori ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në karrierë, për të cilin pritet më shumë informacion në ditët në vijim.

Artikuj të sugjeruar: