Showbiz dhe TV

Aurela Gaçe flet për vështirësitë në karrierë: “Vjen një moment që të harrojnë portretin”

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2025

Aurela Gaçe flet për vështirësitë në

Aurela Gaçe ka rrëfyer detaje lidhur me rrugëtimin e saj në muzikë.

Në një intervistë për “The Dalina Show”, ajo nënvizoi se përtej suksesit, është shumë e rëndësishme të jesh në kontakt vazhdimisht me publikun, përmes projekteve apo intervistave.

“Njeriu kalon në shumë faza në jetë.

Fillimisht, kënaqesha kur më njihnin në rrugë, sepse normalisht, kur ti del në televizor mezi pret të të njohin dhe thua ‘më njohën më në fund.’

Por, kam kuptuar se ajo gjëja kalon shumë shpejt, në momentin që ti nuk shfaqesh (në ekran), nëse nuk iu del përpara njerëzve, vjen një moment që edhe të harrojnë portretin,” tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)

Nga ana tjetër, ajo shtoi se ka hasur edhe vështirësi në fillimet e karrierës, por është treguar gjithmonë e vendosur për të arritur ëndrrën e saj.

Ajo rrëfeu një moment në hapat e parë, ku kënga iu refuzua.

“Pas një muaji që ne bënim prova çdo ditë, dhe dy javë niste festivali, mua më komunikohet që kënga është hequr.

Qava mirë e mirë te shkallët e radios dhe nuk e imagjinoja dot të kthehesha pas, nuk kisha kthim pas në këtë rrugë që kisha nisur.

Nuk pranoja ‘jo’,” rrëfeu ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)


Po ashtu, Aurela theksoi se familja ka qenë mbështetja e saj kryesore në këtë rrugëtim.

Intervista e plotë: