Celebrity

Brooklyn Beckham shkëput të gjitha kontaktet me familjen e tij

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2025

Brooklyn Beckham shkëput të gjitha kontaktet me familjen e tij

Brooklyn Beckham duket se po distancohet gjithnjë e më shumë nga familja e tij.

Së fundmi, mediat raportojnë se ai ka shmanguar edhe shkëmbinim e zakonshëm të mesazheve me prindërit, por edhe me vëllezërit dhe motrën e tij, me të cilët dikur kishte një lidhje shumë të afërt.

“Brooklyn u ka thënë prindërve dhe familjes se nuk dëshiron të ketë kontakt me ta dhe nuk po u përgjigjet më as me mesazhe,” tha një burim për PageSix.

Brooklyn, i cili jeton në Los Angeles me bashkëshorten e tij Nicola Peltz, mungoi në festën e ditëlindjes së 50-të të David Beckham muajin e kaluar. Sipas burimeve, arsyeja kishte të bënte me praninë e Kim Turnbull, e cila dikur ka pasur një lidhje me Brooklyn-in, para se ai të njihej me Nicola-n.

Një burim pranë familjes theksoi:

“Edhe pse Brooklyn është i acaruar me prindërit dhe me Romeon, nuk ka asnjë arsye që ai të mos ruajë një marrëdhënie me vëllezërit dhe motrat e tjerë, si Cruz dhe Harper.”

Thuhet se pas martesës me Nicola Peltz, Brooklyn është afruar më shumë me familjen e saj, me babain miliarder, Nelson Peltz, dhe nënën e saj, Claudia, ndërsa raportet me familjen Beckham sa vijnë dhe përkeqësohen.

Më shumë rreth dramës në familjen Beckham: