Instagramming

Pas vendimit të Selvijes, reagon Shpat Kasapi: “Gruaja s’të fal”

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2025

Pas vendimit të Selvijes, reagon Shpat Kasapi: “Gruaja

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe mesa duket, vendimi s’paska qenë i thjeshtë.

Këngëtari ka publikuar një postim në Instastory, ku i këshillon njerëzit që të krijojnë disiplinë, të ushqehen shëndetshëm, të bëjnë aktivitet fizik dhe të mos gabojnë se gratë nuk falin, por të lënë (s’e dimë pse Shpati ende s’e di rregullin më të vjetër në univers: shkak – pasojë).

“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan, se s’të fal, të lë!”, shkroi Shpati në postim.

Pas vendimit të Selvijes, reagon Shpat Kasapi: “Gruaja

Reagimi i Shpatit vjen pas vendimit të Selvijes për t’u larguar nga Tirana. Edhe ajo zgjodhi të bënte një postim në Instagram, ku shprehej se ishte dita e fundit në Tiranë dhe se kryeqyteti s’do ishte njësoj pa të dhe ajo, s’do ishte e njëjta pa Tiranën.

Ish-çifti u martua në privatësi gjatë vitit 2021 dhe janë prindër të një djali 3-vjeçar, të quajtur Roel. Siç tregoi dhe Selvija, me siguri ajo po largohet së bashku me djalin e saj prej Tiranës.

Pas vendimit të Selvijes, reagon Shpat Kasapi: “Gruaja

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Selvija gjithashtu ndryshoi mbiemrin e saj nga Kasapi në Jao, në kohën kur u përfol për ndarje mes tyre.